Sandbox

Sandbox is a multipurpose HTML5 template with various layouts which will be a great solution for your business.

Contact Info

Moonshine St. 14/05
Light City, London

[email protected]
00 (123) 456 78 90

Learn More

Follow Us

Dyer me shinë rrëshqitëse

Elementet e dizajnit me sipërfaqe të madhe të bërë nga materiali i teknologjisë së lartë të përforcuar me fibra RAU-FIPRO i shtojnë një pamje moderne ambientit tuaj të banimit.

Dyer me shinë rrëshqitëse

Elementet e dizajnit me sipërfaqe të madhe të bërë nga materiali i teknologjisë së lartë të përforcuar me fibra RAU-FIPRO i shtojnë një pamje moderne ambientit tuaj të banimit.

Panelet me hapje

Përdorni hapësirën tuaj në mënyrë optimale me sistemin e dyerve me shinë dhe me rrëshqitje GENEO. Panele të ndryshme hapjeje janë në dispozicionin tuaj. Rregulloni shtëpinë sipas dëshirave tuaja.

Sipërfaqe të mëdha xhami për më shumë dritë

Falë përmbajtjes së lartë të fibrave të qelqit, dhe elementeve nga dyshemeja në tavan bëhet i mundur instalimi i sigurt me lartësi deri në 2,80 m. Përqafoni stilet e reja arkitekturore duke përftuar maksimumin e dritës natyrale.

Ato shkëlqejnë në lëvizjet më të vogla

Dyer me shinë rrëshqitëse GENEO garantojnë lehtësi përdorimi falë teknologjisë së sistemit të koordinuar në mënyrë optimale dhe detajeve novatore të ndërtimit. Sistemi i veçantë i izolimit jo vetëm ju mbron nga rrymat e korrentit dhe lagështia dhe njëkohësisht siguron një presion optimal mbylljeje. Kjo e bën hapjen dhe mbylljen e dritareve shumë më të lehtë.

Izolim akustik i një cilësie të lartë

Zhurma ju ndikon në mirëqenien shëndetësore, edhe kur nuk jeni të vetëdijshëm për të. Dyert me shinë me rrëshqitje GENEO përmirësojnë cilësinë e jetës sepse reduktojnë efektin akustik deri në 43 decibel.

Mirëmbajtje e përshtatshme

High Definition Finishing (HDF) i bën dritaret dhe dyert tuaja që të shkëlqejnë çdo ditë si të reja. Formula shumë komplekse siguron një sipërfaqe perfekte dhe një pamje të pakrahasueshme. Dritaret tuaja qëndrojnë më gjatë të pastra dhe pastrohen me lehtësi.

Vendosni standarde të reja me RAU-FIPRO

Përbërësit stabilizues të fibrave të qelqit në profilet e brezit mundësojnë nivelin e lartë të mbrojtjes termike dhe garantimin e sigurisë. Rezultati është një nivel i lartë i sigurisë dhe efiçencës së energjisë.

Qëndrueshmëri maksimale aktive

Si një sipërmarrje aktive në nivel global, REHAU mban përgjegjësi të veçantë për njerëzit dhe mjedisin. Në këtë mënyrë, ne optimizojmë vazhdimisht përdorimin e burimeve tona dhe efiçencën e energjisë në fabrikat dhe produktet tona. Profilet e dritareve REHAU me etiketën e produktit EcoPuls tashmë përmbajnë 40% deri në 75% material të riciklueshëm dhe përfaqësojnë një gjurmë pozitive ekologjike.

Jemi të licensuar nga Rehau dhe kemi eksluzivitet për produktet e Rehau-t.

Një nga markat lider dhe kryesor për zgjidhje, e bazuar në polimere në sektorin e ndërtimit, atë automobilistik dhe në sektorin industrial, me më shumë se 20.000 të punësuar në mbarë botën.

Dyer të jashtme SYNEGO

Sistemi i profileve me thellësi 80 mm dhe vlerë Udderi në 0.82 W/m²K
Të projektuar për pajisje me klasën e rezistencës deri në RC3, dyert kryesore SYNEGO ofrojnë mbrojtje të shkëlqyeshme kundër hyrjes me forcë. Me izolimin termik, izolimin e lartë akustik, qëndrueshmërinë dhe gamën e gjerë të ngjyrave, këto dyer kryesore plotësojnë gjithashtu kërkesat e larta të pronarëve të ndërtesave.
Vulosje dhe izolim perfekt
Mbushje me zgjedhje të lirë
Siguri e lartë
Qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi
Pa pengesa
Në të gjitha ngjyrat

Dyer me shinë rrëshqitëse SYNEGO

Sistemi i profileve me thellësi prej 80 mm dhe vlerë Uf deri në 1.3 W/m²K

Ashtu si dritaret dhe dyert e përparme SYNEGO, shinat rrëshqitëse që i shoqërojnë, ofrojnë gjithashtu mbrojtje të shkëlqyer kundër hyrjes me forcë.

Lehtësi e lartë përdorimi falë vulave me cilësi të lartë
Gjerësia e elementit në 10 m dhe lartësia e elementit deri në 2.70 m është e mundur
Variant panoramik me gjerësi kalimi 5 m
E disponueshme në të gjitha ngjyrat KALEIDO COLOR përveç KALEIDO VISION

Dritare SYNEGO NL

Sistemi PVC me pamje tradicionale prej druri me thellësi prej 120 mm
Dritaret SYNEGO nuk janë në asnjë mënyrë inferiore ndaj dritareve prej druri, madje i tejkalojnë ato sa i përket jetëgjatësisë.
Gamë e gjerë profilesh
Mbrojtje ndaj rrymave të ajrit dhe lagështisë përmes sistemit të veçantë të izolimit, i cili siguron gjithashtu një presion mbyllje të optimizuar.
Mbrojtja ndaj vjedhjeve deri në RC3
E disponueshme në të gjitha ngjyrat KALEIDO COLOR përveç KALEIDO VISION

Dritare GENEO

Falë materialit të përbërë me fibra RAU‑FIPRO, GENEO ofron stabilitet maksimal pa përmbajtje çeliku. Dritaret GENEO janë të lehta dhe kanë veti izoluese termike që asnjë dritare tjetër nuk mund të ofrojë. Binduni vetë!
Mund të kurseni energji deri në 76 %*
Do të shijoni oazën tuaj të qetësisë përmes reduktimit 24‑fish të zhurmës**
Përjetoni një pastrim shumë të lehtë falë sipërfaqes së lëmuar
Ndjehuni të sigurt falë sistemit të mbrojtjes nga hajdutët
Sa i përket dizajnit, imagjinata juaj nuk njeh kufij
GENEO janë gjithashtu të disponueshme edhe si derë e jashtme dhe derë me rrëshqitje

Gëzoni lirinë – në ngjyrë dhe formë

Zgjidhni nga mundësitë e shumta arkitekturore përmes formave individuale, p.sh. dritare të rrumbullakëta, këndore dhe trekëndëshe si dhe mënyra e ndërtimit me grila.

Ndërmjet më shumë se 220 dekoresh zgjidhni ngjyrën tuaj të dëshiruar. Këtu, fantazia juaj nuk njeh kufij. Gama jonë e gjerë e ngjyrave KALEIDO COLOR ju jep çdo liri dizajni: Pavarësisht nëse tonalitetet moderne janë metalike, me pamje të ngrohtë druri ose pastel trendi – me KALEIDO COLOR plotësoni çdo dëshirë personale për ngjyrat.